Nga perandoritë e fuqishme te ato të padëgjuarat, kush janë shtetet që nuk ekzistojnë më

Meqenëse shumë shtete janë shkrirë, ndarë, ose thjesht kanë vendosur që të ndryshojnë emrat, ka shumë shtete që “mungojnë”, e të cilat nuk ekzistojnë më fare.

Kjo listë është ende larg të qenit e plotë, ndonëse ajo është paramenduar që të shërbejë si udhëzues lidhur me shtetet më të njohura të zhdukura deri më sot.

Abisinia: Ishte emri i Etiopisë deri në fillim të shekullit XX.

Austro-Hungaria (e njohur po ashtu edhe si Perandoria Austro-Hungareze): Monarkia që ishte krijuar në vitin 1867 dhe që përfshinte jo vetëm Austrinë dhe Hungarinë, por edhe pjesë të Republikës Çeke, Polonisë, Rumanisë dhe të Ballkanit. Perandoria u shkatërrua në fund të Luftës së Parë Botërore, shkruan Gazeta Express.

Basutolend: Emri i Losoto’s para vitit 1966.

Bengali: Një mbretëri e pavarur mes viteve 1338-1539, tani pjesë e Bangladeshit dhe e Indisë.

Burma: Burma zyrtarisht e ndryshoi emrin në Myanmar në vitin 1989, megjithëse shumë shtete ende nuk e pranuan ndryshimin, si për shembull Shtetet e Bashkuara.

Katalonia: Ky rajon autonom i Spanjës ishte i pavarur në vitet 1932-1934 dhe 1936-1939.

Cejloni: E ndryshoi emrin në Sri Lanka në vitin 1972.

Champa: Ndodhej në pjesën jugore dhe qendrore të Vietnamit, prej shekullit VII deri në vitin 1832.

Korsika: Ku ishull i Mesdheut u sundua nga popuj të shumtë gjatë historisë, por pati edhe disa periudha të shkurtra  të pavarësisë. Sot, Korsika është pjesë e ndarë e Francës.

Çekosllovakia: E ndarë paqësisht në Republikën Çeke dhe në Sllovaki, në vitin 1993.

Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore: Të shkrira në vitin 1989, për të formuar kështu Gjermaninë e bashkuar.

Pakistani Lindor: Kjo provincë e Pakistanit mes viteve 1947-1971, u shndërrua në Bangladeshin e sotëm.

Gran Colombia: Një shtet i Amerikës Jugore, që mes viteve 1819-1930 përfshinte Kolumbinë e sotme, Paramanë, Venezuelën dhe Ekuadorin. Gran Colombia pushoi së ekzistuari kur Venezuela dhe Ekuadori u ndanë prej saj.

Hawaii: Ndonëse ekzistoi si mbretëri për mijëra vjet, Hawaii nuk u pranua si shtet i pavarur deri në vitet 1840. Shteti iu aneksua SHBA-së në vitin 1898.

New Granada: Ky shtet i Amerikës Jugore ishte pjesë e Gran Colombia (shiko lart) mes viteve 1819-1830, ndërsa ishte i pavarur mes viteve 1830-1858. Në vitin 1858 shteti i cili u bë i njohur si Kofederate Grenadine, e pastaj, në vitin 186,1 edhe si Shtetet e Bashkuara të New Granadas, në vitin 1863 si Shtetet e Bashkuara të Kolumbisë, dhe në fund, në vitin 1886, si Republika e Kolumbisë.

Jemeni Verior dhe Jemeni Jugore: Jemeni u nda në dy shtete në vitin 1967, në Jemenin Verior (ose republikën Arabe të Jemenit) dhe Jemenin Jugor (ose Republikën Popullore Demokratike të Jemenit). Megjithatë, në vitin 1990 dy shtetet u ribashkuan dhe krijuan Jemenin e bashkuar.

Perandoria Otomane: E njohur edhe si Perandori Turke, ajo u shfaq rreth vitit 1300 dhe u zgjerua aq shumë, saqë brenda vetes përfshinte pjesë të Rusisë së sotme, pastaj Turqisë, Hungarisë dhe Ballkanit, të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Perandoria Otomane u shua në vitin 1923, kur Turqia deklaroi pavarësinë e saj nga ajo që mbeti prej perandorisë.

Persia: Perandoria e Persisë shtrihej prej Detit Mesdhe deri në Indi. Persia moderne u themelua në shekullin XVI, ndërsa më vonë ajo u bë e njohur si Iran.

Prusia: U bë perandori në vitin 1660, ndërsa në kohën e shtrirjes së saj më të madhe përfshinte dy të tretat e pjesës veriore të Gjermanisë dhe Poloninë. Prusia, ishte njësi federale e Gjermanisë deri në kohën e Luftës së Dytë Botërore, e pas luftës u shkri plotësisht.

Rodezia: Zimbabve para vitit 1980 njihej si Rodezi dhe ishte e emërtuar sipas diplomatit britanik, Cecil Rhodes.

Skocia dhe Uellsi: Përkundër avancimeve të fundit në autonomi të një pjese të Mbretërisë së Bashkuara dhe Irlandës Veriore, Skocia dhe Uellsi dikur ishin shtete të pavarura që u shkrinë me Anglinë për të formuar Mbretërinë e Bashkuar.

Siami: Në vitin 1939 e ndërroi emrin në Tailandë.

Sikkim: Tani është pjesë e Indisë veriore, por dikur, gjegjësisht prej shekullit XVII deri në vitin 1975, Sikkim ishte një monarki e pavarur.

Vietnami Jugor: Tani është pjesë e Vietnamit, por mes viteve 1954-1976 Vietnami Jugor ekzistoi si një pjesë antikomuniste e Vietnamit.

Afrika Jugperëndimore: E fitoi pavarësinë dhe u shndërrua në Namibi, në vitin 1990.

Tajvani: Megjithëse Tajvani ekziston ende, ai nuk konsiderohej gjithherë shtet i pavarur. Megjithëse ai, që nga viti 1971, nuk përfaqësohet nga Kina në OKB.

Tanganjika dhe Zanzibari: Këto dy shtete afrikane u bashkuan në vitin 1964 dhe krijuan Tanzaninë.

Teksasi: Republika e Teksasit fitoi pavarësinë nga Meksikoja në vitin 1836 dhe ekzistoi si shtet i pavarur deri në aneksimin e tij në SHBA, në vitin 1945.

Tibeti: Një mbretëri e themeluar në shekullin VII. Tibeti u invadua nga Kina në vitin 1950 dhe që nga ajo kohë njihet si Rajoni Autonom Kinez Xizang.

Transjordani: U shndërrua në Mbretëri e Pavarur të Jordanisë më 1946.

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS): U nda në vitin 1991 në 15 shtete të reja: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Estonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgizia, Lituania, Letonia, Moldavia, Rusia, Taxhikistani, Turkmenia, Ukraina dhe Uzbekistani.

Republika e Bashkuar Arabe: Mes viteve 1958-1961 shtetet jofqinje, Siria dhe Egjipti u shkrinë në një shtet të përbashkët. Në vitin 1961 Siria  e braktisi aleancën, ndërsa Egjipti e mbajti emrin Republika e Bashkuar Arabe edhe një dekadë më gjatë.

Republika Urjanchai: Rusia Jug-qendrore, e pavarur mes viteve 1912-1914.

Vermonti: Vermonti e shpalli pavarësinë në vitin 1777 dhe ekzistoi si shtet i pavarur deri në vitin 1791, kur u bë shteti i parë që hyri në përbërjen e Shteteve të Bashkuara, pas 13 kolonive.

Republika e Lirë e Floridës Perëndimore: Pjesë të Floridës, Misisipit dhe Luizianës ishin të pavarura për 90 ditë, në vitin 1810.

Samoa Perëndimore: E ndërroi emrin në Samoa në vitin 1998.

Jugosllavia: Jugosllavia burimore u nda në vitet ’90, u nda në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi dhe në Slloveni./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU