“Nga jashtë mirë dukem, por filxhani i Monikës s’thotë ashtu”, batutat e Ramës me banorët e Maliqit

Kryeministri Edi Rama, ka monitoruar punimet e aksit të Maliqit, ndërsa ka takuar edhe dhjetëra qytetarë të kësaj zone.

Në rrjetin social, numri një i Qeverisë ka publikuar pamjet nga vizita në Maliq, ku duket se nuk kanë munguar as batutat me banorët.

“Si je mirë, me shëndet?”, – e pyet qytetarja ndërkohë që kryeministri duke kthyer përgjigje ka shfrytëzuar rastin të ironizojë edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

“Po ja shiko e shkruaj. Nga jashtë mirë dukem por filxhani Monikës nuk thotë ashtu”, ia ktheu Rama duke qeshur.

E.Xh./

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU