Nga Ismail Qemali, tek Edi Rama! Rastet kur kryeministri ka qenë ministër i Jashtëm

Edi Rama bëri sot me dije se do të jetë ai ministër i Jashtëm pasi presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi Gent Cakajn në postin në fjalë.

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar të gjitha rastet, që nga viti 1912 dhe deri më sot, ku kryeministri ka mbajtur edhe një post ministri.

“Në fakt në traditën tonë shtetërore ka pasur edhe raste të tjera kur kryeministri ka ushtruar edhe postin e Ministrit të jashtëm. Tabela e hartuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) paraqet rastet në 107 vjet, por në tërësi, kanë qenë kabinete në situata të jashtëzakonshme (1912, 1914, 1921, 1944) apo për periudha shumë të shkurtra kohore.

Përjashtim bën periudha 1946-1953 kur kryeministri mbante të gjitha postet e rëndësishme në parti, shtet dhe në qeveri, – një tipar i partive shtet. Në rastet e tjera jetëgjatësia e këtij eksperimenti ka qenë me disa muaj”, shkruan ISP.

Postimi i plotë i Institutit të Studimeve Politike

Kryeministri edhe ministër i jashtëm? Një model “grek“ emergjent për Shqipërinë? Në fakt në traditën tonë shtetërore ka pasur edhe raste të tjera kur kryeministri ka ushtruar edhe postin e Ministrit të jashtëm. Tabela e hartuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) paraqet rastet në 107 vjet, por në tërësi, kanë qenë kabinete në situata të jashtëzakonshme (1912, 1914, 1921, 1944) apo për periudha shumë të shkurtra kohore. Përjashtim bën periudha 1946-1953 kur kryeministri mbante të gjitha postet e rëndësishme në parti, shtet dhe në qeveri, – një tipar i partive shtet.

Në rastet e tjera jetëgjatësia e këtij eksperimenti ka qenë me disa muaj. I tillë mund e duhet të jetë edhe tani.

Shqipëria e sotme nuk është në asnjë prej krizave politike të viteve të eksperimentimeve politike dhe as në situatë të jashtëzakonshme. Ne kemi parlament, kemi qeveri, kemi president, kemi parti, kemi opozitë, por pavarësisht institucioneve kushtetuese e legjitime ne vijojmë të kemi konflikte të personalizuara, të cilat zëvendësojnë institucionet dhe kështu, krijojnë kosto, të cilën e paguajnë vetë institucionet, shteti dhe shoqëria.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU