Një ngjarje tronditëse ndodhi sot në qytetin e Fierit. Një 29-vjeçar i dha fund jetës me fostoksinë.
Enea Xhaja, oficer i NATO-s me shërbim në Bunavi të Vlorës, u gjet në banesë në gjendje të rëndë pasi kishte konsumuar helm. Ai u transportua në spital nga të afërmit por ndërroi jetë pas disa orësh.
Dyshohet se shkak për aktin fatal ëhstë bërë depresioni që i riu ka shfaqur së fundi. Ai ishte aktiv në rrjetet sociale. Në postimin e fundit, ai shpërndan një foto duke konsumuar birrë ku shkruan këtë mesazh:
“Pas shume ftesave te bera per kafe …. dhe asnjeri sishte i disponueshem, nga inati botes do pi per qejf time…”.