Nga fitorja në fitore… Berisha uron Skënderbeun

Kualifikimin e “Skënderbeut” të Korçës për në fazën e grupeve të Europa Ligë e përshëndeti edhe ish- kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Berisha shkroi se sot (dje) ishte nata e tyre dhe se uron për fitore të tjera në vazhdim.

“Sonte nata e Skenderbeut, ne grupet e Europa League! Urimet me te perzemerta ekipit, fitore te tjera!! sb” – shkruan Berisha.

Dje në stadiumin “Elbasan Arena”, Skënderbeu barazoi pa gola përballë Dinamos së Zagrebit në turin eliminatore të Europa Ligë, por falë barazimit 1 – 1 në ndeshjen e parë në Kroaci, koraçarët siguruan një biletë për në fazën e grupeve.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme Skënderbeu do të mësojë edhe kundërshtarët e radhës, kujtojmë që në këtë fazë mund të këtë përballë skuadra si Arsenal apo Milan./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU