Nga “Big Brother” në anëtar partie, kush është i riu që iu bashkua politikës

Kadri Veseli, kreu i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, mirëpriti në radhët e partisë së tij, ish-banorin e “Big Brother”, Vesel Kurtishaj, nga qyteti i Prizrenit.

Kurtishaj është i njohur nga shumë njerëz në Kosovë dhe Shqipëri si fitues i “Big Brother Albania”, ku ai pati edhe një romancë me një tjetër pjesëmarrëse në shfaqjen televizive. Gjatë ceremonisë së prezantimit, Veseli e cilësoi fituesin e “Big Brother” si një model për të gjithë të rinjtë e Kosovës.

“Unë mund të garantoj se Veseli dhe të gjithë të rinjtë që bashkohen me PDK-në do të kenë hapësirën që nuk mund ta gjejnë askund tjetër”, tha Kadri Veseli.

Por anëtarësimi i Veselit në PDK, ka ngjallur diskutime. Driton Selmanaj, një komentator me qendër në Prishtinë, tha për BIRN-in se anëtarësimii tij është një provë që partitë e Kosovës janë të interesuara vetëm për korrje votash, pa vendosur asnjë kriter intelektual apo aftësi të bazuar në fushatat e tyre PR.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU