Nesër votohet për kreun e ri të LSI, Luan Rama: Zgjedhjet me parimin ‘një anëtar, një votë’  

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim në një deklaratë drejtuar mediave nënvizoi edhe njeherë se zgjedhjet për kryetar dhe delegatë do të bëhen me parimin një anëtarë një votë. Ai theksoi se në dispozicion të votuesve do të jenë 225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. “Rreth 5 mijë kandidatë për të zgjedhur 2400 delegatë. Deputetët, ministrat, këshilltarët dhe kryetarët e bashkive drejtpërdrejtë delegatë. Mbi 50 mijë anëtarë të LSI pajisen me kartën e re të anëtarësisë.”, bëri të ditur Rama.
Në garën për kreun e ri të LSI marrin pjesë kryetari aktual i kësaj force, Ilir Meta, përball akademikut Shezai Rrokaj dhe deputeti Përparim Spahiu.
ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU