Nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Tiranën urbane

Para disa javëve, zhvillova me një grup anketuesish me përvojë një sondazh në Tiranën urbane, për çështje që kanë të bëjnë me punën e bashkisë së Tranës, si pastrimi, ndriçimi, gjelbërimi, shkollat, kopshtet, këndet e lojrave, etj. Përveç pyetjeve mbi këto çështje, 1000 të anketuarit e përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të Tiranës u pyetën edhe se për cilën parti do të votonin në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare pa fushatë elektorale.

Bazuar në përgjigjet e të anketuarve, ja cili është projeksion i rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Tiranën urbane, n.q.s. do të zhvilloheshin të parakohshme dhe pa fushatë elektorale:

47%-PS;       7%-LSI;   7%-Të vogla të mazhorancës (PDIU, FRD, PSD etj.)

vs. 39%-PD, PR, LZHK etj.

(Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor plus/minus 3%)

Numri i pjesëmarrësve: Sa 90% e numrit të pjesëmarrësve të para 3 vjetëve (firoja në pjesmarrje ishte pothuaj përpjestimore për partitë kryesore.)

Për krahasim, ja cilat ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të para 3 vjetëve:

Në Tiranën urbane: 46%-PS;   8%-LSI;   8% -Të vogla të mazhorancës (PDIU, FRD, PSD etj)

vs. 38%-PD, PR, LZHK etj.

Në gjithë Shqipërinë: 41%-PS; 10.5%-LSI;   10.5% -Të vogla të mazhorancës (PDIU, FRD, PSD etj)

vs. 38%-PD, PR, LZHK etj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU