Nëntë shenjat që tregojnë se është i duhuri

Lidhjet në një moshë të re janë sa të bukura, po aq të vështira.
Jeni lidhur e jeni ndarë dhe pasi në fillim ishte “bota” për ju, në fund keni mallkuar veten që keni kaluar një kohë goxha të mirë me të.

Por si do ta kuptojmë ne që djali me të cilin jemi në një lidhje është i mirë dhe i duhuri. Intv.al ju sjell 9 shenjat të cilat nëse djali me të cilin jeni në një lidhje i ka, mbajeni sa më afër sepse është i duhuri:

1-Ju sfidon
Jo duke luajtur lojëra, por ju sfidon intelektualisht. Pasuron jetën tuaj me kulturë, libra, udhëtime, histori të ndryshme të jetës, sport. Në thelb, s’do ndiheni sikur IQ juaj zvogëlohet sa herë bëni ndonjë biesedë.
2-Dëshiron të jetë pranë jush
Ai nuk kujdeset për detajet e vogla për sa kohë ështëme ty, sepse ka dëshirë të bëjë shaka ose thjesht të shtriheni në krevat e të rrini të përqafuar.
3-Është i hapur për lidhjet e tij të mëparshme
Ai është i kënaqur duke folur për marrëdhëniet e tij të mëparshme me ju, sepse ai e di se ata nuk janë kërcënim për ju. Ai nuk është duke u përpjekur t’ju bëjë xheloz. Ai ka sy për ju.
4-Është i interesuar në atë që ju doni të thoni
I kushton rëndëi çdo fjalë që del nga goja juaj
5-Ju telefon për të thënë “Natën e Mirë”
Një djalë i mirë, nuk ju merr në telefon natën vonë për të kërkua një foto “Hot”, ai e bën këtë për të dëgjuar zërin para se të flejë
6-Përpiqet të provojë gjërat që ju pëlqeni
Ai pëlqen që marrëdhënia juaj të jetë sa më interesante. Do ju blejë bileta për një koncert ku ju keni shumë dëshirë të shkoni. Do ishte në gjendje të bënte disa orë kurse gatimi sepse dashuria vjen nga stomaku. Jo thjesht të dilni dhe të pini alkool.
7-Ai dëshiron që të jeni versioni më i mirë i vetvetes
Ai ju inkurajon që të bëni më të mirën tuaj në shkollë dhe në punë. Ka vetëm interesa të mira në zemër dhe ky është pikërisht lloji i personi që duhet të keni në krah.
8-Është i ndershëm
Mund të duket klishe, por është shumë e vërtetë.
9-Nuk e ka problem të takojë shoqërinë apo familjen tuaj
Shokët janë si familja dhe familja është gjëja më e rëndësishme. Nëse ai ju do me të vërtetë, çdo gjë e rëndësishme për ju, është e rëndësishme edhe për të.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU