Nënsekretari Mitchell dhe Vuçiç flasin për Gjuriçin

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ndihmëssekretari i SHBA-së për Europë dhe Euroazi Wess Mitchell janë pajtuar  gjatë një bisede telefonike, se ruajtja e paqes është parakusht për vazhdimin e çfarëdo bisedimeve për të ardhmen e rajonit, transmeton koha.net.

Siç përcjell FoNet, Vuçiq e Mitchell kanë këmbyer qëndrimet për, siç thotë kumtesa presidenciale e Serbisë, sulmin brutal ndaj drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq që ndodhi në veri Kosovës.

Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicë e më pas ishte deportuar në Serbi. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU