“Kapllanajt duhet t’i hiqet mandati, nuk mund të falet në bazë të ligjit”

Nënkryetari i KQZ, Denar Biba i ftuar në emisioni “45 minuta” në  Report TV ka komentuar rreth polemikave në lidhje me mandatin e kreut të bashkisë së Mallakastër, Agron Kapllanaj, i cili sipas Bibës rezulton të jetë i dënuar nga gjykata italiane me 2 vite burg.

Në vijim të bisëdës ai është pyetur në lidhje me situatën e krijuar brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku tha se kreu i institucionit , Klement Zguri ka thyer rregullore pasi vendosi që cështjen ta arkivonte  dhe jo ta merrta në shqyrtim.

Në shkurt të 2017 ne si komision i zgjedhjeve kemi dërguar disa emra të cilët ishin me probleme, por reagimi ka ardhur shumë vonë.

Gjithashtu ai tha se nuk po kërkojmë burg për drejtuesin e Bashkisë së Mallakastër, por kërkesa jonë nënvizioi Biba është që ai të mosushtrojë të drejtën e punës të paktën për 10 vite në institucionet shtetërore, sepse në pikëpamjen e e dekriminalizimit ai është subjekt që përmbush kushtet.

Ju nuk ishit në dijëni se ka disa emra me probleme?
“KQZ ka diskutuar që në kohën e Luzit  për disa emra, të cilët kishin probleme me datëlindjen, me germat, pra ishin me probleme të gjithë. Komisioni funksionon sipas materialeve që  vë në dispozicion administrata.  Në shkurt është një shkresë që është firmosur të gjithë këta emra dhe i kemi dërguar në Prokurori për të nisur një hetim në lidhje me këta emrat. Ku ne , pra komisioni jo kryetari i kërkon prokurorisë që të zhvillojë hetime të mëtejshme”-tha ai

Intervista e nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba në Report TV:

Nga shkurti deri në tetor, çfarë përgjigje dhe sa kohë duhej për të kthyer përgjigje?
Brenda 3 muajsh duhet të kishte ardhur përgjigja, 16 tetor në përgjigje të shkresës szë dërguar nnga Kërkesa thuhet se është subjekt i  pasi është dënuar me 2 vite burg.  Dy vite e sipër burg je subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Kapllanaj është dënuar nga Gjykata italiane dhe nuk e ka kryer dënimin, 200 euro gjobë. Dënimi iu dha me kusht. Ligji për dekriminalizimin që janë dënuar 2 e sipër, por që nuk janë dënuar niminalisht do të ketë një pezullim për 10 vite nga institucione. Ai mund të jetë një baba i mirë, një shok i mirë dhe një, por nuk mund të paguhet me taksat tona.

Në 2004 është dënuar dhe 2004 do të merret si pikë referimi?
Deri këtu duket se nuk ka asnjë gjë të paqartë, legjislatori është përkujdesur për këtë, dhe ka përcaktuar ulje, falje të cilat ndikojnë në uljen e dënimit nuk do të llogaritet në funksion të këtij ligji. Ligji mund të konsiderohet i padrejtë. Në bazë të ligjit nuk mund të falet, por ai në bazë të ligjit  ai duhet të ikë, por mund të rikandindoj sërish.

Ju po i kërkoni që të largohet, por ai mund të kandidojë edhe nesër?
Padiskutim mund të kandidojë, sic ka kandiduar dhe Dashamirt Tahiri. Ky debat nuk do të shoqërohet me linçime publike, që me koshiencë mund ta kenë bërë në të kaluarën disa gjëra jo në përputhje me rregulloret.

Ju si KQZ e keni pyetur Kapllanajn për këtë apo skeni tagër ?
Ai është pyetur dhe i është kërkuar dhe nga administratat është njoftuar për tu paraqitur në mbledhje , fakti që ai s’ishte tregon vetë se si qendron e vërteta.

Ku është përplasje mes jush dhe Zgurit?
Fakti që ne zgjidhemi nga subjeket politike, përplasje është fjalë e madhe ne kemi  patur diskutimet tona. Disa anëtarë nuk e lexonin vendimin, e lexonin nenin 2 dhe nuk shkonin nenin 9. Më së shumti do ti qendrojmë periudha 2004-2014, të cilët pretendonin se nuk e kap. Prokuroria  për Kapllanajn thoshte se nuk mund të konsiderohet i pafajshëm.  Prokuroria thotë se ai është rehabilituar,  pra është parashkruar masa e ndëshkimit me burg. Nuk do njeri ta fus në burg, ky njeri i cili ka rekorde nuk duhet të punojë në institucionet e shtetit

Keni të drejtë të interpretoni vendimin e Prokurorisë?
Ajo ka detyrim të bëjë një hetim të thelluar, nëse ka krime në jetën e tij, kaq e ka tagrin. Pra bie apo nuk bie është detyra për verifikim . Ajo tha se është subjekt i ndalesës, por është rehabilituar. E drejta për të kalkuluar për periudhën i përket KQZ.

Çdo kërkesë dhe vendim që vjen nga Prokurori duhet të kalojë në komisioni e KQZ?
Ndërkohë që ditët kaloni, ua kam sjellë në vëmëndje dhe kryetarit i kam thënë po kalojnë ditët dhe duhej të futet kjo mbledhje. Më tha kam vendosur ta arkivojë si cështje, ne kërkuam thirrjen e mbledhjes, nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë mbledhje të tillë, pra kanë dështur, por gabimi qendron në pjesën e votimit pasi ne nuk kemi votuar dhe nuk janë ngritur kartonët.

Është një shkresë me firma,  si është firmosur ajo shkresë?
Nuk është marrë ai vendim, sipas shkresës. Kryetari Zguri thotë KQZ thotë votoi me shumicë 4 me 3 u vendos rerëzimi për të shpallur kërkesën.

Ky votim ka ndodhur?
Po ka ndodhur, pra ky është rrrëzimi i kërkesës, kqz doli në përfundimin për të rrëzuar kërkesën tonë dhe për të lënë të vijojë mandatin Kapllanajt.

Ku ka gabuar Zguri?
Ai ka gabuar se individualizoi dhe arkivoi një kërkësë që e kishte thënë dhe Prokuroria. Veprimet e tij dhe mosveprimet, janë të paligjshme dhe nuk parashikohen nga ligji. Kryetari është kryetar vetëm në rapor me të tretët. Ai thërret mbledhjet dhe administron, por nuk mund të merr një vendim me 7 vota.

Çfarë mund të bëjë dhe si mund të shprehet  Gjykata Kushtetuese?
Supozojmë që KQZ do të kishte marrë vndimarrjen e vijimit të Kapllanajt.Ideja është se ai lloj vendimi i shprehur ashtu nuk është marrë asnjëherë  dhe nuk mund të tregoj audio dhe video,Vendimarrja nuk është marrë  me vota, ka qenë një draft i cili u rrëzua dhe tani është një copë letër. Pra mund të marr vendimin për largimin nga detyra.

E ndjeni se jeni të varuar nga politika?
Kam patur peripecitë e mia, ishte një sitaiuatë e jashtëzakonshme, që opozita të merrte pjesë  në zgjedhje, opozitës iu bënë nga faktori ndërkombëtar dhe kombëtar iu bën klëshime të jashëtzakonshme. Dhe një ndër to ishte dhe dhënia e postit të Kreut të KQZ.  Zoti zguri erdhi pa garë.

Ju jeni detyruar si KQZ, a nuk mendoni se në këtë rast ndaj Kapllanajt ka njëfarë mënyrë një prapavijë politike?
Mos mi bëjë mua lëto pyetje, sepose nuk mund të të përgjigjem i dashur. Matematika nuk është opinion, Zguri preu pemën ku qendroi vetë. Ishin veprimet dhe mosveprimet e tij dhe solli këtu ku është gjendja.

Pse tani është vendosur lupa tani, është një gabim kaq i rëndë?
Atëherë nëse nuk kryen detyrën largohesh nga puna.

Prokuroria ka sjellë  vetëm Kapllanajn apo edhe të tjerë?
Jo në fakt kanë qenë edhe dy të tjerë.

Çfarë janë ata kryetar bashkishë?
Nuk më kujtohet, smund ta them.Formulari i dekriminalizimit të Kapllanaujt është shkruar në gjuhën italiane.

Mund të na i thoni emrat?
Këtu nuk mundem, por në një takim me gazetarët tuaj mund ta japë.

Kwta dy emrat e tjerw e rrezikojnë mandatin?

Jo nuk e rrezikojnë.

Datën e zgjedhjeve dhe regjistrimin e parashikon ligji, pra parlamenti është ai qw thur ligji dhe zgjedhjet janë kuvendi.

Ka tendenca pwr ta ndryshuar raportin e numrave 4-3?
Jo kjo  do tw jetw kështu.

Sa është numri i subjekteve për t’u verifikuar?
Në zgjedhjet parlamentare janë 7 mijë kandidatë për deputetë, ndërsa për zgjedhjet lokale janë akoma më shumë subjekte për t’u verifikuar. Ne bëjmë cfarë është e mundur brenda kapaciteteve. Duhen shumë njerëz, një pjesë e rekordeve kriminale të individëve të ndryshëm, nga vitet ’90-2010 shumica e kanë provuar emigracionin dhe janë larguar në mënyrë të jo ligjore, por kjo vepër është përjashtuar. Një pjesë e veprave penale kanë ndodhur jashtë vendit, është gati e pamundur për KQZ të hetojë.

Por edhe për prokurorinë besoj?
Po besoj edhe për prokurorinë. Efektiviteti i këtij ligji ka qenë i pikëpytur që në krye të herët, por në radhë të parë ka një dimension real, që shoqëria nuk do më njerëz të inkriminuar dhe e dytë që duhet pranuar është që ligji, në lidhje deputetët dhe kryebashkiakët ka pasur sukseset e veta, pasi janë në numër më të vogël. Ia ka arritur ta justifikojë.

Raporti me Zgurin?
Natyrisht që komunikojnë, do të doja të ishte më i mirë, nuk ka asgjë personale, nëse ka ndan interpretimi i ligjit s’ka përse na ndan njerëzorja.

/Shqiptarja/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU