Negociatat me Greqinë, reagon Meta: Marrëveshja e Detit, ja si do jetë qëndrimi im!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë lidhur me marrëveshjen me Greqinë për detin, pas negociatave Bushati-Kotzias.

Kreu i shtetit paralajmëron, duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook, se do veprojë sipas Kushtetutës. “Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje”, thuhet në reagimin e Metës.

Meta sqaron gjithashtu se raportet e Shqipërisë me Greqinë janë të rëndësishme dhe për këtë arsye duhet të trajtohen me transparencë dhe sipas ligjit themeltar të shtetit. “Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndesishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë“.

Reagimi i Metës: 
Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndesishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU