Një 45-vjeçar është vrarë nga qeni i tij i racës Pit Bull, pasi u sulmua në shtëpinë e tij në Cumbria të Anglisë. Mediat britanike raportojnë se incidenti ka ndodhur të dielën. Policia ka raportuar se rasti ka ndodhur rreth orës 2 pasdite.
Ky nuk është rasti i vetëm i sulmit nga qentë. Në një rast tjetër i cili ka ndodhur të mërkurën, një qen ka sulmuar 11 fëmijë në një park në Newcastle. /lajmi.net