Në Serbi nis iniciativa për ngritjen e përmendores së Millosheviçit

Nuk është ndonjë çudi e madhe, por tashmë bëhet realitet nga vete pushtetaret e Beogradit.

“Për iniciativën e ngritjes së përmendores Sllobodan Millosheviçit në Beograd, që e ka paralajmëruar kryetari i nderit i socialistëve, Milutin Mrkonjiç, qëndrojnë të gjithë anëtarët e SPS-it”, raportojnë mediat serbe. Në Serbi ka nisur iniciativa për ngritjen e përmendores Sllobodan Millosheviçit, diktatorit dhe kasapit të Ballkanit.

Kjo iniciativë është nisur nga SPS-i, parti që e themeloi Millosheviçit dhe që tash udhëhiqet nga Ivica Daçiçi, zv/kryeministër dhe shef i diplomacisë serbe.

“Për iniciativën e ngritjes së përmendores Sllobodan Millosheviçit në Beograd, që e ka paralajmëruar kryetari i nderit i socialistëve, Milutin Mrkonjiç, qëndrojnë të gjithë anëtarët e SPS-it”, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Kështu ka thënë edhe vet Mrkonjiç, i cili të shtunën, më 20 gusht, në ditëlindjen e Millosheviçit, nga varri i ish presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë në Pozharevc edhe zyrtarisht do ta bëjë të ditur iniciativën që një rrugë e Beogradit ta bartë emrin e diktatorit serb, si dhe në kryeqytetin serb t’i ngritët përmendorja.

“Të gjithë anëtarët e SPS-it e mbështesin këtë inicitivë. Këtë e kam nisur që nga 11 marsi, në 10 vjetorin e vdekjes së Millosheviçit në Hagë”, ka thënë Mrkonjiç, referon Blic. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU