Në Prishtinë 17 persona kërkuan ndihmë në urgjencë

Shtatëmbëdhjetë është numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në Prishtinë pas lëndimeve nga fishekzjarrët.

Mëngjesin e një janarit kanë kërkuar ndihmë edhe dy fëmijë. Një dy vjeçar që ka marr lëndime në këmbë nga një plumb qorr është liruar pasi gjendja e tij është përmirësuar. Kështu ka bërë të ditur doktoresha në Qendrën Emergjente, Krenare Makolli, raporton KTV.

“Në Qendrën Emergjente në Prishtinës, ndërrimin e kemi pranuar në gjendje të rregullt, nuk kemi asnjë pacient për momentin prej ndërrimit të kaluar. Në mëngjes i kemi pranuar 2 raste prej mjeteve piroteknike, janë fëmijë të vegjël”, ka thënë ajo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU