Vijnë shumë lajme nga Kosova. Kështu përshembull lajmërohet se që nga ora 05:50 e mëngjesit të sotëm njësitet elitare të Policisë së Kosovës kanë filluar të grumbullohen në bazën “Belvedere” të kësaj njësie që gjendet në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Përveç pjesëtarëve të Policisë që janë të vendosur në atë bazë, aty sot kanë ardhur edhe forcat e njësisë elitare të njohur si “FIT” dhe forca të tjera speciale nga Prishtina.
Gazetarët e Kallxo.com kanë kapur disa pamje të automjeteve të këtyre njësive në mëngjesin e hershëm duke u futur brenda bazës “Belvedere”.
Frikë për trazira në Kosovë? Ministria e Brendshme: Të gatshëm për çdo situatë
Situata në veri të Kosoves ka bërë që institucionet vendore të jenë më vigjilente. Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, e ka kaluar natën e mbrëmshme duke u marrë nga afër me zhvillimet që ishin paralajmëruar se mund të ndodhnin në veri të vendit. Ai thotë se situata mbetet e qetë.
“Informacione të tilla kanë qarkulluar, mirëpo institucionet e vendit kanë marr me seriozitet çdo informacion që ka ardhur edhe nga pjesa veriore, mirëpo deri tani nuk kemi asnjë lloj veprimi i cili do të binte ndesh me legjislacionin në fuqi. që mund të themi se situata nuk është e ndryshueshme por është mjaft stabile”, ka thënë Shkodra për RTK.