Në Malishevë shtatë të plagosur me fishekzjarre

Gjatë natës së shkuar në Malishevë janë shënuar disa raste të lëndimeve nga mjetet piroteknike dhe së paku dy zjarre. Duke u bazuar nga të dhënat në shërbimet komunale të emergjencave, janë lehtë dhe rëndë janë lënduar shtatë persona, ndërsa janë shënuar edhe dy zjarre, që mendohet se janë shënuar nga fishekzjarrët, transmeton Koha.net.

“Tri raste të lëndimeve kanë qenë më të rënda dhe si rezultat, është dashur të dërgohen për trajtim në QKUK në Prishtinë, ndërsa rastet tjera kanë qenë më të lehta”, thuhet në deklarimin e emergjencës së QKMF-së në Malishevë, për Zyrën për Informim Publik të Komunës së Malishevës.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU