Në listat e ISIS, rezultojnë edhe emrat e 3 prej atentatorëve të sulmeve në Paris

Emrat e tre autorëve të atentateve në Paris në nëntor 2015 figurojnë në listat e grupit Shteti Islamik (ISIS) që janë publikuar kohët e fundit, konfirmuan sot shumë prej mediave gjermane.

Bëhet fjalë për Samy Amimour, Foued Mohammed Aggad dhe Omar Mostefai, tre nga sulmuesit francezë të Bataclan-it, përgjegjës të vdekjes së 90 personave që nodheshin në këtë sallë spektakli pariziane, thekson e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” dhe kanalet televizive publike NDR dhe WDR, që kanë akses në dokumentat që kanë rrjedhur nga ISIS-i.

Emri i Abdelhamid Abaaoud, i konsideruar si një nga organizatorët e sulmeve që bënë 130 të vdekur, ndodhet në këto dokumenta por vetëm si garantues i një xhihadisti tjetër francez për të hyrë në Siri, identiteti i të cilit nuk saktësohet.

Collect picture of Paris Terrorist Ismael Omar Mostefai. Picture Identified by reporter Nick Fagge and Cleric Khalil Merroun from the Mosque in Courcouronnes, Parris, France.
Collect picture of Paris Terrorist Ismael Omar Mostefai. Picture Identified by reporter Nick Fagge and Cleric Khalil Merroun from the Mosque in Courcouronnes, Parris, France.

1017096-SamyAmimour_-1451217943-822-640x480foued-mohamed-aggad

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU