Në këto 50 metra distancë luhet fati i 3 milionë shqiptarëve…

Nga Artan Hoxha

Tre udheheqesit me te ndritur te vendit qendrojne cdo dite vetem 20 metra larg njeri-tjetrit. E shohin dhe e pershendesin njeri-tjetrin nga dritarja por cuditerisht nuk gjejne mundesi te ulen 10 minuta dhe ta zgjidhin kete krize qe vet e kane gatuar.

E lodhen miletin nga mengjesi ne darke me skenare me revolucione, republika e dreqi me te birte. Baballare te kombit, iku dimri e erdhi behari, po ju akoma nuk jeni marre vesh…
Foto e bere sot pasdite nga kati 21 i Coin,
nga e majta, kryesia e Kuvendit(shtepia Ilir Metes, ai nuk eshte as kunder republikes se vjeter dhe as kunder republikes se re, ai eshte qeveri autonome pavarsisht formes qeverisese)

Ne qender: Cadra e Lirise(shtepia e perkohshme e Lul Bashes, ai eshte per Republiken e Re, qofte edhe me autonomistet e Metes, vetem Rama te qerohet qe aty)

Nga e djathta: Godina e qeverise(Shtepia e Edi Rames, ne oborrin e se ciles ai luan basketboll, me rilindasit e rinj eshte kunder republikes se Re me Saliun e vjeter. Eshte gati te leshoje gjithcka per te mbetur aty ku eshte)

Kulmi fatit, ne keto 50 metra distance luhet fati 3 milione shqiptareve….

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU