Në këtë ditë, më 26 Dhjetor, u zbulua radiumi, lindi Mao Ce Duni dhe vdiq Shliman

1898 – Pierre dhe Marie Curie zbuluan elementin e parë radioaktiv kimik dhe e quajtën radium.

1825 – Në Shën Petersburg, në ditën e betimit të perandorit të ri Nikolla I, Dekambristët shpërthyen revoltën, si kundërshtarë të monarkisë në Rusi.

1890 – Vdiq arkeologu gjerman Heinrich Schliemann, i cili zbuloi Trojën në 1868, duke përdorur të dhënat nga Këngët e Homerit te “Iliada” dhe “Odisea”. Ai zbuloi dhe Mikenën dhe Tirintin dhe Orhomenus, duke shfrytëzuar të gjithë pasurinë e fituar në tregti për gërmimet arkeologjike.

1893 – Ka lindur revolucionari kinez dhe burri i shtetit Mao Ce Duni (Zedong), një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Kinës, që në Pekin në vitin 1949 shpalli Republikën Popullore të Kinës dhe deri në vdekjen e tij në vitin 1976 ishte lideri i saj i padiskutueshëm. Mendimet dhe idetë e tij u botuan në “Librin e kuq” të famshëm. Në 1966 ai filloi “Revolucionin e madh proletar kulturor”, gjatë së cilës ai ka hequr një numër të madh të zyrtarëve të partisë, në mesin e tyre bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU