Në kërkim të një deputeti…Arben Frroku mund të marrë mandatin e vëllait

    Nëse Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve vendos heqjen e mandatit të Mark Frrokut, mandati i kalon të dytit në listën e Partisë Kristian Demokrate në qarkun e Shkodrës, që në rastin konkret është Arben Frroku vëllai i tij.

    Drejtësisë shqiptare do t’i duhet shumë kohë të kthejë pas hekurave Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Pas pafajësisë në shkallën e parë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

    Por, pavarësisht këtij vendimi, i pandehuri rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në qershor 2015.

    Frroku u ndalua më datë 19 qershor, në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, pasi rezultonte në kërkim në bazë të urdhër-arrestit të parë të lëshuar nga gjykata.

    Hetuesit verifikojnë sistemin TIMS, por Frroku nuk rezulton i regjistruar as në dalje e as në hyrje ngga Shqipëria.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU