Në Ferizaj, 9 të plagosur nga fishekzjarrët

Nga mjetet piroteknike dhe fishekë zjarret që janë shkrepur gjatë ndërrimit të moteve në Ferizaj, kanë pësuar 9 veta, kryesisht të rinj. Ata janë trajtuar në Qendrën Emergjente të Spitalit të qytetit. Specialisti i mjekësisë emergjente në këtë qendër, Dr. Sefedin Fazliu, ka thënë se këta kanë marrë lëndime nga fishekë zjarret kryesisht në duar, me përjashtim të njërit që është lënduar në këmbë nga një e ashtuquajtur ‘raketë’ dhe për shkak të lëndimit dhe mungesës së kirurgut plastik në këtë qendër, është transportuar në QKUK në Prishtinë, sipas Koha.net.

Mjekët nga ky shërbim kanë thënë se krahasuar me vitet e kaluara, këtë vit ka pasur shumë më pak raste të lëndimeve e natyra e lëndimeve ka qenë krejt tjetër, pasi ka pasur lëndime edhe me armë zjarri.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU