Në ditët e fundit të jetës përlot gazetarja e njohur: S’dua që im bir t’më harrojë!

Nëntorin e dy viteve më parë, gazetarja dhe prezantuesja e cila punon prej 15 vitesh ne BBC, Rachael Bland, mësoi se ishte prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit. Sapo ka marrë vesh lajmin, ajo ka vendosur të shkruajë një libër, dedikuar djalit të saj 2 vjeçar të cilin e ka titulluar ‘For Fred’.

Gazetarja e cila ka lindur në Uells nisi të shkruajë librin e saj në vitin 2017. Pavarësisht disa terapive që ajo bëri, mjekët nuk i dhanë shpresë 40-vjeçares, e cila është në fazën përfundimtare të sëmundjes. “Unë dua që ai të më kujtoj gjithmonë, nuk dua të më harroj”- ka thënë Rachael Bland.

Më këtë libër gazetarja dëshiron t’i tregojë jetën e saj djalit, që kur të rritet të mësojë më shumë rreth nënës së tij. ‘Ai është në një moshë të vogël dhe nuk do më mbajë mend’.

‘Dua t’i tregoj gjërat e mia që të në ardhmen të krijojë një ide se kush isha unë’- ka vazhduar më tej gazetarja. Në libër gazetarja i jep këshilla vogëlushit të saj se si të gjejë lumturinë, si të nisë një karrierë të sukseshme dhe gjithashtu ajo ka shkruar dhe disa anekdota.

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU