Në 2018-ën, bankat në Shqipëri fituan 148 milionë euro

18.4 miliardë lekësh ose rreth 148 milionë euro, rezultoi fitimi i sistemit bankar shqiptar në fund të vitit 2018, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Burimi kryesor i të ardhurave të bankave, janë ato nga interesi, të cilat kanë qenë pak a shumë të qëndrueshme.

Ndërkohë që edhe të ardhurat nga komisionet dhe nga këmbimi valutor rezultojnë në shifra pozitive rritje.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU