Ndryshon Whatsapp, fotot dhe videot do të zhduken…

Aplikacioni i njohur i mesazheve Whatspp do të pësojë ndryshime. Kompania ka njoftuar se duke filluar nga 12 Nëntori, fotot, videot dhe bisedat nuk do të ruhen më automatikisht dhe të gjitha do të fshihen.

Kjo vjen si pasojë e një marrëveshje që Whatsapp ka bërë me Google Drive. Të gjitha bisedat, videot, fotot e të dhënat e tjera, do t’i humbisni duke filluar që nga kjo datë, nëse ende nuk i keni ruajtur. Pas 12 Nëntorit, të gjitha materialet tuaja do të regjistrohen në Google Drive si pjesë e kësaj marrëveshje të re.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse i keni ruajtur materialet tuaja në Whatsapp, atëherë kjo është mënyra: Menu – Settings – Chats – Chat backup. Pasi të keni përzgjedhur Backup, do të shikoni se çdo gjë do të ruhet në Google Drive. Vini re se këto ndryshime janë vetëm për përdoruesit e Android dhe jo iPhone. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU