Ndryshime në qeveri? Deputeti i PS: Fati i ministrave vendoset në korrik

Qeveria do të vijojë me ‘Llogaridhënien’ edhe gjatë qershorit, ndëra korriku mund të sjelli surpriza në radhët e ministrave.

Deputeti socialist, Sadi Vorpsi, konfirmoi mbrëmjen e së mërkures se anëtarët e kabinetit do t’i nënshtrohen një analize përpara Asamblesë së PS.

“Në korrik pritet që të mblidhet Asambleja ku do të ketë një analizë të mirëfilltë për performancë. Do analizohet bashkëqeverisja me qytetarët dhe puna për cdo ministër dhe cdo drejtori. Në fund do të ketë edhe një vendimmarrje nga kryeministri” – tha Vorpsi në Report TV.

Kujtojmë që në prill kryeministri Rama nuk përjashtoi mundësinë për ndryshime në kabinet në shtator pas analizës që do të bëhet. /javanews/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU