Ndriçim i ri në rrugën “Mihal Grameno”, më shumë siguri për banorët si ditën ashtu edhe natën

Ndriçim i ri në rrugën “Mihal Grameno”, më shumë siguri për banorët si ditën ashtu edhe natën I gjithë blloku i banesave që shtrihet përgjatë rrugëve “Mihal Grameno” dhe “Budi” në Njësinë nr.2 është kthyer në një nga lagjet model të Tiranës.

Punimet e kryera së fundmi nga Bashkia Tiranë, në rindërtimin e këtyre rrugëve, por edhe në sistemimin e mureve rrethuese dhe trotuareve i ka dhënë banorëve të kësaj lagje jo vetëm kushte më të mira jetese, por edhe më shumë siguri në lëvizje. Kështu, pas punimeve në trupin e rrugës, ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë kanë nisur edhe zëvendësimin e gjithë rrjetit të ndriçimit. Siç shihet edhe nga fotot, ndriçuesit e vjetër po zëvendësohen me ndriçues të rinj, për ta bërë rrugën të dukshme dhe të sigurtë si ditën ashtu edhe natën. /ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU