Ndodh në Pakistan, kryeministri ia dorëzon detyrën të vëllait

Kryeministri pakistanez në ikje, Nawaz Sharif i shkarkuar dje nga Gjykata e Lartë zgjodhi sot vëllain e tij Shahbaz si pasardhës politik dhe ish-ministrin e Energjetikës, Shahid Khapan Abbasi për të zënë postin e tij si kryeministër i qeverisë së përkohshme.

“Unë mbështes Shahbaz Sharif sipas meje si (pasues) por që duhet kohë deri në zgjedhjet e ardhshme, për këtë arsye për momentin unë zgjedh Shahid Khaqan Abbasi në krye të qeverisë së përkohshme, pohoi ai në një fjalim të partisë së tij.

Emërimi i Abbasi duhet ende kalojë një proces votimi në Parlament por ky i fundit është veçse një formalitet, pasi partia e Sharif zotëron shumicën e theksuar.

Për sa i përket, Shahbaz Sharif vëllai i vogël i ish-kreut të qeverisë, i cili aktualisht zotëron një mandat në parlamentin rajonal në Pendjab (qendër).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU