Ndocaj: “Llalla nuk mbron dot familjen e tij, si do t’i mbrojë qytetarët?”

Deputeti Eduart Ndocaj, në një reagim pas lajmit për kërcënimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, ironizon duke thënë se kur Llalla nuk mbron dot familjen, si mund të mbrojë qytetarët. Në një postim në faqen e tij në FB, Ndocaj shkruan se ai nuk ka marrë asnjë përgjigje pas denoncimit të bërë kur është ndjerë i kërcënuar, ndërkohë që thotë se dërgimi i familjes së Llallës jashtë, është mesazhi më i turpshëm që mund t’u jepet sot shqiptarëve.

Postimi i Ndocajt 

Z. Llalla qenka e veshtire kur te kercenokan?

Pasi Prukuroria e Lezhes pushoje pa asnje argumente juridik dy kallezimet penale qe kisha bere une ne Lezhe ne lidhje me kercenimin me jete, ne cilesine e deputetit te Republikes i nisa nje shkrese me poste Kryeprokurorit Llales, zv. Kryetarit te KLD dhe Ministri i Drejtesise.
Akoma edhe sot nuk kam marre asnje lloj pergjigje qofte edhe formale as nga Llalla, KLD e Ministri i Drejtesise
Me keqardhje mora vesht lajmin se Kryeprokurori Lalla qenka kercenuar me jete e po ashtu me keqardhje mora veshte lajmin se pas ketij kercenimi, z. Llalla na paska derguar familjen jashte.
Ky eshte mesazhi me i turpshem qe marrin shqiptarer.
Pra, kjo deshmon deshtimin e institucioneve.
Kur keta nuk mbrojne dot familjet dhe veten e tyre, vaji halli per qytetaret e thjeshte.
Megjithate, edhe pse nuk mora kurre pergjigje nga letra qe i dergova Llales, fatkeqesisht ai e kuptoj ndjesine e te kercenuarit.
Madje, pas pushimit te kallezimeve, z. Ndocaj i ka derguar sms z. Llala dhe i ka rene edhe tel te tij. As nuk eshte pergjigjur e as nuk ka marre ndonjehere pergjigje. Data ka qene 5.5.2016, ora 18.05.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU