• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndjesë, në gjunjë dhe gjithmonë!

by Lorenc Vangjeli
08/03/2019 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Ne shqiptarët kemi një raport të veçantë me festat. Ne vzhdojmë të bashkëjetojmë me ngutin për t’i nxjerrë ditës së pushimit zyrtar në kalendar gjithë dembelizmin otoman që na është bërë shprehi dhe gjithë rehatinë mesdhetare që e kemi tatoo në AND-në tonë.

E para, një dhuratë që kemi trashëguar nga një bashkëjetesë e gjatë me ish-perandorinë me çerek hëne në flamur dhe e dyta, nga përgjumja që sjell dielli i fortë.

Ditët e festës në Shqipëri, të gjithë ndjehen nën komandën e zakonit, nën pushtetin e hallit se çfarë do të thotë fqinji dhe në detyrimin për të bërë atë që bën edhe tjetri; edhe të zgjedhin dhurata, edhe të luajnë rolin e njeriut që qesh nga lumturia!

Askush, as nuk e vë re dhe as nuk ja mer për të keq hipokrizisë që i sheh të gjithë të bashkuar nën marshin e pandalshëm të hipokrizisë njerëzore.

Në festa, ne shqiptarët bëhemi më të mirë!

Më i mirë është edhe një burrë që dridhet frikërisht nga eprori i vet në mëngjez, por trimërohet duke rrahur gruan në darkë.

Më i mirë është edhe ai që braktis prindërit apo harron nënën.

Madje edhe ai tipi që i pështyn qiellit, i bindur se çfarë nxjerr nga goja nuk do të zbresë kurrë në tokë, në Tetë Mars ndjen detyrimin që të bëhet njeri më i mirë! Të gjithë nënshtrohen përballë traditës, sepse vazhdon pa prerë tradita me lule, me parfume, me rradhë për ar e diamantë tek Piro DuarArti apo dhe me para të thata në xhep si dhuratë.

Fatmirësisht Tetë Marsi nuk është festë.

Nuk është as hipokrizia e njerëzve me pushtet që prodhojnë keqardhje televizive për gra të dhunuara e të munduara, që i gjejnë në burgje apo në familje të këputura nga varfëria.

Nuk është as harbimi mashkullor me stripistë burra, me alkool dhe epsh pa fantazi i ca grave të tjera që u ka ecur mbroth në jetë.

Nuk është as protestë dhe dhunë kundër dhunës; nuk është as #me too” dhe #ti nuk je “alone”! Nuk është as kolovajze gërvishtëse për burra që sillen si gra që shesin trupin për palo burra dhe as për gra që trembin burrat si hudhrat vampirët.

Eshtë diçka krejt tjetër dhe krejt përtej kësaj pritshmërie. Eshtë momenti për të kuptuar se revanshi i egër mashkullor i nja dy mijë e kusur vjetëve patriarkat, është një hakmarrje banale dhe e pavlerë përballë dhjetra mijëra vjetëve të tjerë, kur vërtet bota nuk ishte më e mirë, por ishte së paku më e vërtetë dhe e drejtë. Sepse drejtohej nga instikti i pastër njerëzor dhe gratë.

Për këto dhe shumë arsye të tjera që një burrë nuk mund t’i kuptojë dot për shkak të limiteve të inteligjencës që i vendos përkatësia gjinore, Tetë Marsi duhet të jetë edhe kësaj here një ditë burrash në një botë grash: me burra që duhet të festojnë në vetmi e heshtje dhe ditë që duhet festuar në heshtje dhe në vetmi.

Kështu duhet të ndodhë në një ditë si Tetë Marsi dhe në 364 ditët e tjera të vitit që mbeten.

Me një akt vetësakrifikimi që duhet bërë në qetësi e me respekt të thellë.

Njëlloj si hyrja në kishë apo në xhami.

Në një ditë si kjo dhe gjithë ditët e tjera të vitit që mbeten, çdo burrë duhet të bjerë në gjunjë dhe të kërkojë ndjesë!

Edhe nëse nuk ka bërë asgjë!

Edhe nëse është tërësisht i pafajshëm ai duhet ta kërkojë ndjesën në gjunjë. Dikush tjetër, një burrë si ai, me siguri ka gabuar përballë një gruaje. Dhe ai, edhe besimtari në Zot, edhe skeptiku që nuk njeh Zotin, duhet të kërkojë ndjesë edhe për atë! Ndjesë sepse është burrë! Burrë në një botë të papërkryer! Që është edhe e ligë sepse nuk është botë grash!

Next Post
Krim pasioni/ Itali, u gjet i murosur, kapen autorët e vrasjes së shqiptarit

Krim pasioni/ Itali, u gjet i murosur, kapen autorët e vrasjes së shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

December 4, 2025
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

December 4, 2025
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

‘Revoltohet’ Braçe: Pensionet, një turp! Qeveria s’mund ta zëvendësojë reformën me shpërblime

December 4, 2025
“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

December 4, 2025
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

December 4, 2025
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

December 4, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

December 4, 2025
“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

December 4, 2025
“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

December 4, 2025
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

December 4, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In