Ndikimi i Brexitit / Klubet e Premierligës duhet të kenë 10 lojtarë anglezë

Klubet e Premierligës do të duhet ta rrisin numrin e lojtarëve britanikë në skuadrat e tyre prej 25 lojtarëve, për shkak të ndikimit të Brexitit. Për momentin, të gjitha klubet e Premierligës janë të detyruara t’i kenë të paktën tetë lojtarë me pasaportë britanikë, por ky numër pritet të ngritët në dhjetë.

Federata e Futbollit të Anglisë i ka paralajmëruar klubet angleze për këtë ndryshim, dhe përkundër problemeve që kanë pasur në të kaluarën me Premierligën, ata pritet ta arrijnë një konsensus për këtë problem, transmeton Gazeta Express.

Për momentin, klubet angleze duhet t’i kenë të paktën tetë lojtarë të zhvilluar në Angli. Lojtarët mund të konsiderohet të zhvilluar në Angli nëse gjatë kohës prej moshës 16-vjeçare deri në moshën 21-vjeçare, ata kanë luajtur të paktën tri vite në Angli.

Megjithatë, kjo rregull pritet të ndryshohet, dhe klubet angleze të Premierligës do të detyrohen të kenë të paktën 10 lojtarë në klubin e tyre të cilët kanë pasaportë britanikë, dhe për dallim prej rregullit të tanishëm, lojtarët “e zhvilluar” në Angli, nuk do të llogariten si pjesë e këtij numri.

Ky ndryshim i rregullave do t’i ndikojë mjaft shumë klubet e Premierligës, të cilët do të detyrohet t’i largojnë disa lojtarë të huaj nga skuadra me 25 lojtarë, vetëm për ta përmbushur kriterin prej 10 lojtarëve britanikë.

Klubet të cilat do të ndikohen më së shumti janë Chelsea, Arsenali, Manchester City, si dhe Huddersfieldi. Chelsea dhe Huddersfieldi i kanë vetëm nga pesë lojtarë me pasaportë angleze, ndërsa Arsenali dhe Manchester City vetëm gjashtë.

Federata e Futbollit të Anglisë synon që deri në vitin 2022, 45 për qind e lojtarëve në Premierligë të jenë britanike.Megjithatë, Premierliga nuk janë dakord me këtë vendim, dhe një zyrtar i saj ka thënë se transferimi i talenteve botërore ka bërë që Premierliga të rritet, si nga shitja e biletave në stadiume, ashtu edhe në interesimin e përgjithshëm për këtë ligë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU