Ndezi kullotën në Sarandë, arrestohet ‘piromani’

Fatmir Filaj, një 43-vjeçar nga Berati ka përfunduar në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr.

Në një njoftim për mediat, autoritetet policore thonë se Filaj dyshohet të ketë ndezur disa vatra zjarri në Konispol, duke i shkaktuar dëme në kullotë një banori.

“Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi më datë 07.09.2018, në malin Pagane-Konispol, dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa vatra zjarri duke djegur kështu kullotën e shtetasit Xh.D, 46 vjeç, banues në Konispol”, thuhet në njoftimin e policisë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU