Ndeshja Shqipëri-Izrael, Elbasani nën survejim nga Antiterrori

Sfida e Ligës së Kombeve Shqiperi-Izrael, për nga masat e sigurisë nuk do t’i ngjajë një ndeshje futbolli. Duket se do të përsëritet situata e 12 Nëntorit të vitit 2016, kur Elbasani u blindua për të garantur takimin me kombëtaren izraelite.

Për të shamngur çdo incident të mundshëm, përveç 670 efektivëve të forcave speciale dhe policisë lokale është përfshirë dhe njësia Antiterror. Është ngitur edhe një grup i përbashkët pune mes policisë dhe prokurorisë. Më shumë se 100 numra telefoni janë vendosur në përgjim. Disa dhjetra persona që njihen si radikalë janë nën survejimin e forcave të policisë dhe agjencive të tjera.

Komunikimet dhe takimet që zhvillojnë këta persona mes tyre do të jenë në fokus deri në kohën kur kombëtarja e Izraelit të largohet nga Shqipëria. Nën kontroll është mbajtur hyrja e individëve që janë të skeduar si problemtikë me prirje radikale nga Kosova dhe Maqedonia dhe po bashkëpunohet ngushtë me autoritetet e këtyre vendeve.

Dy vjet më parë, në Shkodër u arrestuan 4 persona si të përfshirë në sulmin që do kryhej në ‘Loro Boroçi’. Edhe në Kosovë pati disa të arrestuar, pasi u dyshua se pikërisht atje ishte bërë plani për atentatin.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU