Ndeshja me Argjentinën, Brazili rikthehet në vendin e tragjedisë

Brazili do të ndeshet me Argjentinën sot në 00:45 me orën e Shqipërisë, në Belo Horizonte, qyteti ku dy vjet më parë psoi humbjen më poshtëruese në historinë e pesë herë kampionëve të botës.
Stadiumi “Mineirao” ishte vendi ku u zhvillua gjysmëfinalja e botërorit 2014, përfunduar me humbjen 1-7 të vendasve kundër Gjermanisë, që më pas do të mundte në finale Argjentinë.
Ndonëse pjesa më e madhe e lojtarëve të dy vjetëve më parë nuk janë më në skuadër, kujtimi i asaj ndeshjeje mund të peshojë.
“Kthimi këtu na prek të gjithë, edhe ata që nuk ishin atë ditë”, thotë trajneri Tite.
Përkrahja për ndeshjen me armikun më të madh nuk do mungojë, teksa 60 mijë tifozë do të mbushin stadiumin.
“Një fitore mund të na e heqë pak atë peshë”, thotë mesfushori Renato Augusto. “Folëm për atë ndeshje gjatë lojërave olimpike dhe është e qartë që do ta kujtojmë prapë, përderisa kthehemi në “Mineirao”. Por duhet të shohim përpara, jo nga e kaluara”.
Në ndeshjen e sotme, përballë do të jenë Neymar e Leo Messi, shokë skuadre te Barcelona. Brazili kryeson grupin kualifikues të Amerikës së Jugut, ndërsa Argjentina aktualisht është jashtë vendeve që e çojnë në botërorin e Rusisë.
Formacionet e mundshme:
Brazili (4-3-3): Alisson; Alves, Miranda, Marquinhos, Marcelo; Paulinho, Fernandinho, Renato; Coutinho, Jesus, Neymar.
Argjentina (4-4-2): Romero; Zabaleta, Otamendi, Funes Mori, Mas; Perez, Biglia, Mascherano, Di Maria; Messi, Higuain.

brazil-gjermanibrabra-tifoze

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU