Ndërtesën që nuk ia miratoi Jahjagës, Thaçi e ben për vete

Kërkesën të cilën Hashim Thaçi nuk ia kishte miratuar presidentes Atifete Jahjaga, tani atij do t’ia miratojë kryeministri Isa Mustafa, shkruan Koha Ditore.

Bëhet fjalë për zhvendosjen e Zyrës së presidentit nga Kuvendi i Kosovës, ku gjendet aktualisht, në objektin e ish-Komitetit, i cili shfrytëzohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, si dhe nga Ministria e Bujqësisë.

Në Presidencë kanë konfirmuar ekzistencën e kërkesës e deponuar në Kryeministri në fillim të vitit 2014, por nga e cila pak kohë më vonë presidentja ishte tërhequr pas përllogaritjes së kostos për rinovimin e objektit.

Nga Zyra e kryeministrit kanë heshtur për këtë çështje, megjithëse zëdhënësi Arban Abrashi javën e kaluar ka premtuar se do të ofrojë sqarime të detajuara.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU