Ndërron jetë ish-kitaristi i “Lynyrd Skynyrd”

Ed King, ish-kitaristi i grupit të famshëm “Lynyrd Skynyrd” dhe një nga krijuesit e këngës “Sweet Home Alabama”, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, në Neshvill të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një beteje prej disa muajsh me kancerin.

Lajmin e hidhur e dha familja e tij.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Ed King. Falenderojmë miqtë e tij dhe fansat për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë gjatë karrierës”, lexohet në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

King u bashkua me Lynyrd Skynyrd në vitin 1972 dhe u largua në 1975. Më pas, u bashkua sërish me grupin në vitin 1987 dhe u largua përfundimisht në vitin 1996, pas problemeve me zemrën.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU