Ndërpritet seanca e jashtëzakonshme në Kosovë, opozita e bojkoton

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme. Seanca vjen pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje propozimin e qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Seanca e njoftuar për në 10:00, nisi me një orë e gjysmë vonesë, ndërsa opozita kosovare ka bojkotuar sallën. Por vetëm pas disa orësh punime, seanca u ndërpre, për të rifilluar në orën 16:00.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve më 7 shtator. Të dy presidentët, kohët e fundit kanë folur për mundësinë e korrigjimit të kufirit mes dy shteteve, e cila, sipas presidentit Thaçi, mund të jetë pjesë e marrëveshjes eventuale të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit.

Thaçi është zotuar se në dialog do të flasë edhe për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian pret që në fund të këtij procesi të dyja shtetet të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, ua hap perspektivën evropiane të dyja shteteve.

Haradinaj prezanton anëtarët e ekipit negociator
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj prezantoi emrat e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.
Ai tregoi se në këtë ekip kanë vende të rezervuara edhe partitë opozitare dhe shoqëria civile. Haradinaj ka cituar edhe njëherë pjesëmarrësit në ekipin negociator, duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues, dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar.

Grupi i propozuar nga Haradinaj për ekipin negociator:
Fatmir Limaj kryesues
Enver Hoxha zëvendës/kryesues
Begjet Pacolli anëtar
Dardan Gashi anëtar
Mahir Jagxhilar anëtar
Avni Arifi anëtar

Ndërsa mbeten për t’u plotësuar emrat nga radhët e LDK, Vetevendosje, PSD, Alternativa dhe shoqëria civile.

Veseli hap seancën, në sallë janë 61 deputetë
10:21 – Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka hapur seancën dhe ka njoftuar se në sallë janë 61 deputetë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU