Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e rajonit Tiranë se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona, për shkak të remontit në Selitë.
“Për shkak të remontit të planifikuar në datën 13 Nëntor në nënstacionin Ibë dhe Selitë do të stakohet energjia elektrike në disa zona. Ora 09:00-15:00, do të mbeten pa energji: Kllojkë, Krrabë e vogël, Krrabë Qendër, Mushqeta. Ora 09:00-14:00, punime në nënstacionin Selitë”, tha OSHEE.
Po ashtu OSHEE shpjegon se “Pa energji do të mbeten: Rruga “Astrit Balluku” pjesërisht, midis rrugës “Myslym Shyri” dhe Bulevardi “Gjergj Fishta”, Zona midis rrugës “Jusuf Vrioni” pjesërisht, dhe rrugës “Sulejman Delvina” pjesërisht, rruga “Prokop Mima” pjesërisht”.
/b.d