Nderimi i Areta Franklin/Madonna e tepron, flet vetëm për vete

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ishte ajo që ishte caktuar për ta nderuar mbretëreshën e ndjerë të muzikës soul, Aretha Franklin, në ceremoninë e mbrëmshme të shpërblimeve “MTV Video Music Awards”, e cila u mbajt në New York City.

Por fjalimi i Madonnës në skenë i acaroi fansat e muzikës, derisa ajo foli më shumë për veten sesa për ikonën e muzikës Franklin. Nderimi i shumëpritur i Franklinit në mbledhjen e parë të yjeve në një vend, që nga vdekja e saj javën e kaluar në moshën 76-vjeçare, u mbajt pothuajse në fund të ceremonisë tre orëshe.

Gjatë një fjalimi 10minutësh, Madonna i kujtoi fillimet e karrierës së saj si këngëtare dhe valltare, përfshirë këtu audicionin, ku e kishte performuar një version “acapella” të këngës ikonike të Franklinit “A Natural Woman”.

Organizatorët e ceremonisë “MTV VMA” po ashtu e shfaqën një kolazh me performancat e Franklinit në vitet e hershme të karrierës së saj.

Por një numër i madh i shikuesve ishin acaruar me fjalimin e gjatë dhe vetjak të Madonnës dhe kështu i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta shprehur hidhërimin e tyre rreth faktit se ajo nuk ishte fokusuar në nderimin e mbretëreshës së muzikës soul. Derisa kishte edhe të atillë që po çuditeshin me vendimin e organizatorëve për ta zgjedhur Madonnën për ta nderuar Franklinin, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU