Ndalohet skafi në brigjet e Vlorës me 2 italianë në bord, dyshime për trafik droge

Policia e Vlorës ka sekuestruar një skaf i cili dyshohet se do të përdorej për trafik droge. Në mjetin lundrues udhëtonin dy shtetas italianë. Nga kontrolli i mjetit, nuk janë gjetur sende të dyshimta ndërkohë uniformat blu vijojnë verpimet hetimore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:45, në plazhin e quajtur “Darëzezë-Hoxharë” Vlorë, është kapur një mjet lundrues “Skaf”, me 2 shtetas italianë në bord:
1- A.D., 64 vjeç,
2- F.M., 65 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues “Skaf” me gjatësi 8 m, me dy motorë 225 KF secili, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme.
Nga veprimet hetimore në ndjekje të këtij mjeti, mësohet se të dy shtetasit italianë kanë rënë në gjurmët e radarit të Policisë Kufitare Vlorë duke lëvizur nga veriu në drejtim të jugut të ujërave tona bregdetare.
Policia ka bërë bllokimin e mjetit lundrues.
Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me intervistimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejshme.
/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU