Ndalohen në kufirin grek 30 çamë: Do vizitonim trojet tona në Prevezë

Autoritetet greke kanë ndaluar në kufi 30 shqiptarë me origjinë çame.

Mediat greke raportojn se ata ishin nisur për pelegrinazh drejt Prevezës në kërkim të pronave.

Pas ndalimit nga autoritete greke, çamët kanë reaguar teksa kanë deklaruar se ishin nisur të shihnin vendin ku kanë lindur.

Raportohet se ndalimi i tyre në kufi u bë me ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme greke.

Ndërkorhë, qytetarët çamë, shumica të moshuar kanë reaguar pas ndalimit të autobusit. Ata kanë akuzuar edhe autoritetet shqiptare se janë përulur para Greqisë.

Bllokimi i shtetasve çamë vjen në një kohë kur janë intensifikuar debatet mes palëve dhe në opinionin grek për çështjen çame. Pala greke refuzon të njohë çështjen çame në tryezën e diskutimeve me Shqipërinë.

Pikërisht kjo çështje ëhstë cilësuar edhe si “patatja enxehtë” në marrëdhënit mes palëve.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU