Ndalimi i Vuçiç, ministri serb: Ushtria është gati! Presim urdhrin e presidentit

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se ushtria serbe do të respektojë vendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që është komandant suprem.

Ai tha se gjithçka që urdhëron do të zbatohet.

“Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe gjithçka që ai thotë do të kryhet. Ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë dhe çdo gjë që ai thotë do të bëhet”, ka thënë Vulin, përcjellin mediat serbe.

“Ai është ai që do të vendosë për këtë, nëse ai thotë se siguria e tij duhet të garantohet në vendin ku ai dëshiron të shkojë, kjo do të bëhet”, tha Vulin.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU