Ndahet papritur nga jeta në moshën 49-vjeçare ish deputeti dhe pedagogu Gilman Bakalli

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur pedagogu, publicisti, dhe ish-deputeti Gilman Bakalli.

Personaliteti i njohur i publicistikës shqiptare, i cili shërbente si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Profesor Bakalli nuk arriti dot të fitojë betejën me sëmundjen që shkaktoi ndarjen e parakohshme nga jeta të tij.

Gilman Bakalli ka studiuar në universitetin e Grazit në Austri për kulturë gjermanike. Në periudhën 2005-2009 ai shërbeu si deputet i Kuvendit, përfaqësues i Partisë Demokratike, por u largua pas një mandati për t’u rikthyer në fushën akademike.

Profesor Bakalli ka qenë bashkëpunëtor i hershëm i gazetës Mapo dhe i revistës Java.

Redaksia e Java News i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të shrenjtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU