Ndahet nga jeta diplomati, ish-burri i deputetes shqiptare

Ka ndërruar jetë ish-bashkëshorti i Ermira Mehmetit, Shenoll Devaja.

Ai në të shkuarën ka qenë diplomat i Maqedonisë në Shqipëri. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Shpend Devaja, bashkëshort i Teuta Arifit.

ermira mehmeti me burrin

“Të nderuar miq, ju njoftoj se sonte ndërroi jetë vllau im i dashur dhe i respektuar Shenoll Devaja. Allahu xh.sh. e shpërbleftë me xhehnet. Varrimi bëhet nesër pas namazit te ikindisë. Nisja bëhet nga xhamia e re në Çair-Shkup”, ka shkruar Shpend Devaja.

Shenoll Devaja ka qenë i martuar me Ermira Mehmetin, me të cilën kanë një djalë. Prej disa vitesh ata janë divorcuar./Express/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU