NATO i ka kërkuar Rusisë t’i japë fund sulmeve ajrore kundër civilëve dhe rebelëve të opozitës siriane.
Ky urdhër erdhi pak ditë pasi Moska i filloi këto sulme në mbështetje të qeverisë siriane.
Moska thotë se sulmet e saj kanë targetuar Shtetin Islamik dhe vendet ku militantët e ISIS kanë qëndruar, por aleatët e kryesuar nga SHBA-ja, madje dhe Turqia thonë se rusët kanë sulmuar opozitën siriane.
Një aeroplan ushtarak turk u shkatërrua pas një sulmi të një avioni rus që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë.
Rusia tha se ky ishte një incident i ndodhur gabimisht.