NATO: Rusia dhe Siria i përdorin refugjatët si armë për destabilizimin e Evropës

Moska dhe Damasku i përdorin qëllimisht refugjatët sirianë si një armë për destabilizimin e Evropës, deklaroi shefi i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan, Philip Breedlove.

“Së bashku, Rusia dhe regjimi i Bachar al-Assadit e përdorin qëllimisht migracionin si një armë për të dobësuar dhe thyer vendosmërinë e evropianëve”, vlerësoi Breedlove përpara Komisionit të Senatit për Trupat Amerikane.

Gjenerali Breedlove vlerësoi se Rusia ”paraqet një kërcënim ekzistencial afatgjatë për SHBA-në, aleatët dhe partnerët evropianë”. ”Në Ukrainë, ajo (Rusia) vazhdon të përdorë gjithë fuqinë e saj për destabilizimin e vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit separatistët kanë kryer 71 sulme”, theksoi Breedlove, cituar nga Koha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU