Nga selia e NATO-¬s në Bruksel është sqaruar një shkrim i tabloidit serb “Informer”, i cili ka shkruar se shefi i NATO¬-s gjatë vizitës në Prishtinë u ka tërhequr vërejtjen presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa se “Serbia mund t’ju shkelë me ushtri brenda disa orësh” dhe se “do ta ketë mbështetjen ruse”, ndërkohë që NATO-ja nuk do të “hynte aq lehtë në luftë me Rusinë për Kosovën”.Në NATO i hedhin poshtë këto shkrime si të pabaza.
“Artikulli i publikuar në ‘Informer’ lidhur me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Prishtinë, të premten e shkuar, është tërësisht i pabazë dhe përfshin citate të fabrikuara”- thuhet në reagim.
“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përcjellë mesazhin e qartë dhe të hapur në rajon, duke bërë ftesë për vazhdimin e dialogut politik për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili është në interes të tërë rajonit. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e vet të OKB-së për të siguruar siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, shkruan sot Koha Ditore.
ma.me