Nasip Naço e paditi në 2013 gjyqtarin e Beratit, por KLD e refuzoi shkarkimin

Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, është pezulluar sot pasi rezulton se ka shpërdoruar detyrën duke kërkuar favore seksuale nga një 32-vjeçare.

Sipas prokurorisë është shtetësja I.T nga Berati që ka kallëzuar në polici gjyqtarin për ngacmim seksual. 32-vjeçarja kishte depozituar në gjykatën e Beratit një kërkesë për tu divorcuar nga i shoqi, por këtu ka nisur dhe tmerri i saj me drejtësinë ku gjyqtari i çështjes Çobo në vend të drejtësisë i ka kërkuar favore seksuale.

Nga hetimet rezulton se qytetarja është takuar me gjyqtarin jashtë orarit të punës dhe ambienteve të gjykatës. Ajo ka deklaruar para hetuesve se e ka takuar pasi kishte frikë se ai s’do ti jepte divorcin me të shoqin.

Kjo nuk është hera e parë që Çobo përballet me drejtësinë pasi në 2013 ai u hetua për fshehje pasurie, por fati i kësaj akuze mbeti mister ndërsa KLD refuzoi ta shkarkojë nga detyra dhe pse ministri asokohe Nasip Naço kërkoi masën ndaj gjyqtarit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU