Nasim Haradinaj nxjerr blof Berishën: Kulla jote s’ka qenë kurrë bazë e UÇK-së

Ish­kryeministri i Shqipërisë deklaroi në një emision se ia kishte lënë shtëpinë e tij në Tropojë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nevojat e tyre si bazë.

Por dikush thotë të kundërtën. Nasim Haradinaj, njëri nga udhëheqësit e luftës në Gllogjan e më pas edhe në zonën kufitare si pjesë udhëheqëse e brigadës 138 Agim Ramadani, e ka përgënjeshtruar Berishën

“E vetmja kullë e jote që ke ‘si bazë të UÇK­së’ është ajo kulla ‘model’ që more dhuratë nga ish­punëtori i Sigurimit të UDB­së: Mustafë Lokaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Pra ajo ‘trofe’ është krenaria jote dhe e familjes suaj të ngusht”

“Kjo shtëpi në foto është ish­shtëpia e juaj, por si bazë e UÇK­së ka qenë e Bacës Sylejman dhe djalit të tij

Gëzimit”, përfundon Haradinaj.

Lajmi.net/d.i.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU