Nard Ndoka: Pushtohet Mirdita, koncesioni bën atë që turqit s’e arritën për 500 vjet

Deputeti Nard Ndoka, duke komentuar dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit, e konsideron këtë si “pushim” nga ana e Turqisë së krahinës së Mirditës.

rruga e kombitNdoka thotë se tani shqiptarët për të kaluar në trojet e tyre duhet t’u paguajnë turqve haraç dhe atë që osmanllinjtë nuk e arritën për pesë shekuj me radhë, po ia ofron qeveria shqiptare.

Statusi i Nard Ndokës:

Turqit ‘pushtojnë’ krahinën e Mirditës me ndihmën e qeverisë shqiptare!

Shqiptarët për të kaluar ne trojet e tyre duhet ti paguajnë turqve haraç 145 lira turke.

Per pesë shekuj me radhë osmanllijtë nuk mundën të hyjnë dhe as të pushtojnë krahinën e trojet e Mirditës.

Mirditorët me qendresën e tyre, me lidhjet e ndihmën e perendimit arriten ti ruajne trojet e tyre nga pushtuesit turq per shekuj më radhe.

Paten dhe ruajten vetëqeverisjen e tyre, nuk e njohen dhe nuk i paguan asnjehere haraç pushtuesve turq, megjithë orvatjet e here pas hershmeve te turqve per të hyrë dhe pushtuar te vetmen krahinë që mundi të rezistojë.

Ky fakt e beri atë krahinë te paprekshme edhe në besimin e tyre të Krishterë, si një vlerë kombëtare.

Atë që osmanllijtë nuk mundën ta bënin me lufte, dhunë e joshje, sot turqit ‘modern’ me ndihmën e qeverive shqiptare kanë arritur ta ‘pushtojnë’ ekonomikisht.

Së pari, duke ndërtuar hidrocentral në zemër te Mirditës dhe tani së fundi duke i vendosur ‘haraç’ 145 lira turke çdo mirëditori që kalon në trojet e veta të pa pushtuara asnjehere nder shekuj, as nga pushtuesit e tjere.

Fijet e ‘puçit’ të Erdoganit në Shqipëri tashmë duken qartazi dhe haptaz. Tendenca e ‘pushtimit’ ekonomik dhe ndikimeve te rrymave ekstremiste islamike jane prezent dhe rrezikshem kudo ku ato e konsiderojne anadoll, si në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.

Erdogani ka ndërtuar xhami ne trojet shqiptare per 20 vite disa herë më shumë, se kanë ndertuar pushtuesit osmanllije per pesë shekuj sëbashku.

Qeveria shqiptare duhet të shkundet nga pluhri dhe vetëdija kombëtare dhe të mbrojë shtetasit e vet nga tendencat dashakeqase per ‘pushtim’ alla Erdogan.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU